Netanyahu konfirmon eliminimin e zëdhënësit të Hamasit, ministri i Jashtëm: Së shpejti përshkallëzohet fushata në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi sot se forcat izraelite kanë goditur zëdhënësin e krahut të armatosur të Hamasit, të njohur me emrin Abu Obaida.
Në një deklaratë gjatë mbledhjes javore të kabinetit qeveritar, Netanyahu tha:
“Goditëm zëdhënësin e Hamasit, Abu Obaida. Shpresoj që nuk është më mes të gjallëve, megjithatë nuk ka ende një konfirmim të qartë nga ana e Hamasit për këtë.”
Pak më vonë, ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, deklaroi se Abu Obaida është vrarë.
“Zëdhënësi i terrorizmit të Hamasit, Abu Obaida, u eliminua në Gaza dhe iu bashkua pjesëtarëve të tjerë të boshtit të së keqes nga Irani, Gaza, Libani dhe Jemeni – në fundin e ferrit. Urime Forcave të Mbrojtjes së Izraelit dhe Shërbimit të Sigurisë Shin Bet për ekzekutimin e përkryer. Së shpejti, me intensifikimin e fushatës në Gaza, do t’i bashkohen edhe shumë bashkëpunëtorë të tij – vrasës dhe përdhunues të Hamasit”, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.
דובר טרור החמאס אבו עוביידה חוסל בעזה, ונשלח לפגוש את כל מסוכלי ציר הרשע מאיראן, עזה, לבנון ותימן בתחתית הגיהינום.
ברכות לצה”ל ולשב”כ על הביצוע המושלם.
בקרוב, עם התגברות המערכה על עזה, יפגוש שם עוד רבים משותפיו לפשע – מרצחי ואנסי החמאס. pic.twitter.com/e6cb0CRLYy
— ישראל כ”ץ Israel Katz (@Israel_katz) August 31, 2025
Dje, ushtria izraelite njoftoi se kishte goditur një “figurë kyçe të Hamasit” në qytetin e Gazës, pa dhënë identitetin e tij. Megjithatë, mediat izraelite raportuan se bëhet fjalë për Abu Obaidan.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
