Netanyahu mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, takohet me Trump!

29 Shtator 2025, 17:10 / BOTA ALFA PRESS

Netanyahu mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, takohet me

Në Shtëpinë e Bardhë është duke u zhvilluar takimi vendimtar mes presidentit të SHBA, Donald Trump, dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ndërsa më herët gjatë ditës, Uashingtoni njoftoi se një marrëveshje për Gazën është shumë pranë.

Sipas deklaratës së Shtëpisë së Bardhë, shpresohet që të dyja palët, Izraeli dhe Hamasi, të bien dakord, ndonëse zëdhënësja e saj pranoi se “të dyja palët do të jenë disi të pakënaqura” nga disa elementë të marrëveshjes.

Presidenti Trump pritet të zhvillojë një bisedë telefonike me udhëheqësin e Katarit, një nga ndërmjetësit kryesorë në bisedimet për Gazën, vend që së fundmi është goditur nga Izraeli në operacione kundër figurave të Hamasit.

Ndërkohë, sipas raportimeve të Ynet, Izraeli po ushtron presion mbi SHBA për të bërë ndryshime në planin 21-pikësh për paqe në Gazë, që është propozuar nga Trump. Ndryshimet përfshijnë kufizimin e rolit të Katarit në periudhën pas përfundimit të luftës në rajonin e Gazës.

 

Po ndodh...

ide