Ngjarje tronditëse në Greqi/ Vëllai mbyt motrën me qese, telefonon policinë dhe i rrëfen krimin

20 Shtator 2025, 18:10 / BOTA ALFA PRESS

Ngjarje tronditëse në Greqi/ Vëllai mbyt motrën me qese,

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur këtë të premte në Selanik. Një burrë 50-vjeçar ka vrarë motrën e tij 59-vjeçare, duke përdorur një qese për ta mbytur, përpara se të telefononte vetë policinë për të pranuar aktin.

Sipas burimeve zyrtare, krimi ndodhi rreth orës 15:00 në një apartament në rrugën Alexandria, në zonën Charilaou të qytetit.

Autori, i cili ka pranuar menjëherë përgjegjësinë për krimin, ka kontaktuar Qendrën e Veprimit të Menjëhershëm dhe ka dhënë detaje mbi ngjarjen.

Menjëherë pas telefonatës, oficerët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje ku kanë gjetur trupin e pajetë të gruas. Autori është arrestuar në vend dhe është shoqëruar për në komisariat. Sipas të dhënave të para hetimore, 50-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet një ekspertizë mjeko-ligjore dhe vlerësim psikiatrik për autorin.

 

Po ndodh...