Nisin bisedimet tregtare SHBA-Kinë në Madrid

Kina ka nisur këtë të dielë, më 14 shtator, bisedimet tregtare me zyrtarët e Shteteve të Bashkuara në Madrid, sipas mediave shtetërore kineze dhe qeverisë spanjolle.
Sekretari i Thesarit të SHBA-ve, Scott Bessent, dhe zyrtarë të lartë kinezë, përfshirë zëvendëskryeministrin He Lifeng, do të diskutojnë mbi çështje ekonomike dhe tregtare, si dhe mbi konfliktin në lidhje me TikTok-un, kanë konfirmuar të dyja palët.
“Delegacionet kineze dhe amerikane u takuan të dielën në Madrid për bisedime mbi çështje ekonomike dhe tregtare,” raportoi agjencia zyrtare kineze Xinhua nga kryeqyteti spanjoll.
Zyrtarët kinezë kanë bërë të ditur se delegacioni i tyre do të qëndrojë në Madrid deri të mërkurën.
Tensionet tregtare mes Pekinit dhe Uashingtonit kanë kaluar nëpër ulje-ngritje gjatë vitit 2025, me të dyja vendet që kanë vendosur tarifa gjithnjë e më të larta ndaj njëra-tjetrës.
Në një moment gjatë vitit, tarifat e ndërsjella arritën në nivele treshifrore, duke bllokuar zinxhirët e furnizimit global. Pas kësaj, të dyja palët ranë dakord për një ulje të përkohshme të tarifave, ku SHBA uli tarifat në 30%, ndërsa Kina në 10%.
Në muajin gusht, të dyja vendet shtynë për 90 ditë rikthimin e tarifave të larta ndaj eksporteve përkatëse, duke e zgjatur pauzën deri më 10 nëntor.
Çështja TikTok-ut në tryezën e bisedimeve
Liderët e dy vendeve pritet të diskutojnë gjithashtu mosmarrëveshjen rreth platformës TikTok. Të premten, Kina i bëri thirrje SHBA-ve që të zgjidhin konfliktin përmes dialogut.
Afati për TikTok-un për të gjetur një blerës jo-kinez ose për t’u ndaluar në SHBA është 17 shtator, pasi presidenti amerikan Donald Trump e ka shtyrë për herë të tretë vendimin për ndalimin.
Një ligj federal që kërkon shitjen ose ndalimin e TikTok-ut për arsye të sigurisë kombëtare pritet të hyjë në fuqi një ditë përpara inaugurimit të presidentit Trump në janar.
Ministria kineze e Tregtisë deklaroi të premten se SHBA-të duhet të punojnë me Kinën në bazë të respektit të ndërsjellë dhe konsultimeve të barabarta, për të zgjidhur shqetësimet përmes bisedimeve.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128