
“Nuk do të më falin kurrë”, Vuçiç shpreh dëshpërimin pas seancës së OKB: Kjo ishte gozhda në arkivol

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç , tha mbrëmjen e sotme në Nju Jork se rezultati i votimit për rezolutën për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuar ishte një “surprizë e madhe, pothuajse një tronditje” për shumë njerëz në sallë dhe se nismëtarët e atij dokumenti “nuk do ta falin kurrë” për lobimin kundër miratimit të tij.
“Kam mbyllur karrierën time këtu sonte, ata nuk do të më falin kurrë për këtë. Shumë gjëra nuk do të më falin, por kjo ishte gozhda në arkivol. Ata bënë gjithçka për të na mundur dhe ne u ngritëm. Nuk mund të them se fituam, sepse këto janë procedurat, por të gjithë e dinë se cili është rezultati”, u tha Vuçiç gazetarëve pas seancës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Vuçiç tha se sot ishte hera e parë që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së nuk miratoi unanimisht një rezolutë mbi temën e gjenocidit dhe se shumë nga 84 vendet që votuan “po” ishin të ekspozuara ndaj “presionit dhe kërcënimeve” nga sponsorët e atij dokumenti.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128