“Nuk jam në linjë me Putin”- Takimi me Zelenskyn, Trump: Ne do të vazhdojmë të dërgojmë armë në Ukrainë, por presim me padurim që të mbarojë lufta

28 Shkurt 2025, 18:52 / BOTA ALFA PRESS

“Nuk jam në linjë me Putin”- Takimi me Zelenskyn, Trump:

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, në takimin në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë me homologun ukrainas, Volodymir Zelensky, ka deklaruar se do të vazhdojnë të dërgojnë armë në Ukrainë.

Një gazetar ka qenë që e ka pyetur Trump: ” Zoti President, a do të dërgoni më shumë armë në Ukrainë në rast se nuk ka paqe?”

Trump përgjigjet duke thënë: “Ne nuk po presim me padurim të dërgojmë shumë armë, ne po presim me padurim të mbarojmë luftën. Përgjigja është po. Por shpresojmë se nuk do të na duhet të dërgojmë shumë sepse mezi pres ta përfundojmë atë shpejt”.

Donald Trump gjithashtu ka zbuluar se ka folur me Vladimir Putin “disa ditë më parë”, duke shtuar se ai beson se presidenti i Rusisë dëshiron të bëjë një marrëveshje për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Në Zyrën Ovale, Trump u thotë gazetarëve “Unë nuk jam në linjë me Putinin”, duke shtuar se është në linjë me SHBA-në dhe të mirën e botës.

 

Po ndodh...