Nuk kishte ndodhur më parë/ Trump heq portretin e Bidenit në Shtëpinë e Bardhë dhe vendos një stilograf në vend të tij
Shtëpia e Bardhë ka ndërmarrë një hap të paprecedentë duke hequr portretin e Joe Biden që varej në një korridor pranë atij të ish-presidentëve të Shteteve të Bashkuara.
Në vend të fotos së ish-presidentit Biden, u shfaq fotoja e një stilografi! Simbolika e stilolagrafit nuk është rastësore. Presidenti Donald Trump e kishte ngritur për herë të parë këtë temë muajt e fundit të mandatit të Biden, duke vënë në dyshim faktin nëse nënshkrimet e presidentit në dekretet dhe ligjet ishin vërtet të tijat, pasi sipas Trump ishin “identike dhe të përsëritura”.
Trump kishte ironizuar se “nënshkrimet nuk i vendos më Biden, por një stilolaps automatik”, duke nënkuptuar se presidenti nuk kishte më kapacitetin mendor për të ushtruar detyrat. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, ligjërisht nënshkrimet e tij do të ishin të pavlefshme.
Megjithatë, ky gjest i fundit me stilografin në vend të portretit ka shkaktuar jo pak reagime, si në qarqet politike ashtu edhe në publik, ku shumë e konsiderojnë si një veprim që sfidon etikën dhe traditën institucionale të respektit ndaj paraardhësve në Shtëpinë e Bardhë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
