Lajme flash

OpenAI denoncon Elon Musk

11 Prill 2025, 21:06 / BOTA ALFA PRESS

OpenAI denoncon Elon Musk

Kompania e inteligjencës artificiale OpenAI ka denoncuar miliarderin dhe njëkohësisht krahun e djathtë të Trump, Elon Musk.

Sipas The Guardian, arsyeja e ngritjes së kallëzimit ndaj Musk vjen për shkak të nëj “ngacmimi” ndaj kompanisë së inteligjencës artificiale.

Në denoncimin e OpenAi thuhet se Musk ka tentuar të dëmtojë imazhin e kësaj kompanie përmes postimeve në rrjete sociale.

“Përmes sulmeve nga shtypi, fushata dashakeqe të publikuara për më shumë se 200 milionë ndjekës të Musk në platformën e tij, një kërkesë-preteks për të dhënat e korporatave, pretendimet ligjore ngacmuese, një ofertë e rreme për asetet e OpenAI, Musk ka provuar çdo mjet të disponueshëm për dëmtimin e OpenAI”, shkruhet në denoncimin e OpenAI për Musk, raporton The Guardian.

OpenAI ka kërkuar nga organet kompetente që Musk të ndalojë çdo sulm ndaj kompanisë, dhe të mbajë përgjegjësinë për dëmin e shkaktuar deri më tani.

Një seancë gjyqësore mes dy palëve pritet të mbahet në pranverën e 2026.

Musk ka qenë një nga bashkëthemeluesit e OpenAI në vitin 2015, por kishte mosmarrëveshje me Sam Altman, drejtori ekzekutiv i kompanisë së teknologjisë së lartë. Në vitin 2018 Musk braktisi OpenAI dhe nisi kompaninë e quajtur Xai.

Miliarderi amerikan ka akuzuar OpenAi se ka braktisur misionin e tij parësor, atë të bamirësisë, e është kthyer në një filial fitimprurës për investitorët, si Microsoft.

Një muaj më parë, OpenAi mblodhi 40 miliardë dollarë, nga financimet e SoftBank dhe investitorë të tjerë. Kompania teknologjike ka deklaruar se planifikon që këto para të përdoren për kërkime shkencore që do shtojë më tej kufijtë e kërkimit të AI.

 

Po ndodh...

ide