Panik në aeroportin e Milanos, 26-vjeçari i vë flakën koshit pranë terminalit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aeroportin Malpensa të Milanos ku një 26-vjeçar i vuri flakën një koshi plehrash pranë zonës së regjistrimit të Terminalit 1, pranë Portës 13, duke shkaktuar panik te udhëtarët.
Mediat italiane bëjnë të ditur se flakët u përhapën shpejt dhe tymi i zi mbushi zonën. Pasagjerët menjëherë u larguan me shpejtësi, të cilat u kapën në disa video të postuara në mediat sociale.
Zjarrvënësi u kap shpejt nga policia dhe personeli i sigurisë, Ai është një shtetas nga Mali me dokumente të rregullta dhe pa precedentë kriminalë.
Videot që qarkullojnë në internet tregojnë burrin, qartësisht të shqetësuar, duke u ndaluar dhe neutralizuar nga forcat e rendit dhe stafi i aeroportit në aeroportin e Milanos.
Përpara se të vinte zjarrin, burri nga Mali kishte përdorur një çekiç për të shkatërruar një sportel regjistrimi në Terminalin 1.
Zjarrfikësit evakuuan zonën e prekur si masë paraprake për të garantuar sigurinë. Operacionet e aeroportit më pas rifilluan normalisht.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


