Panik në Itali, nëna shpëton vajzën 1-vjeçare nga rrëmbimi i rumunit

15 Shkurt 2026, 14:10 / BOTA ALFA PRESS

Panik në Itali, nëna shpëton vajzën 1-vjeçare nga

Ishte ora 13:00 e së shtunës, më 14 shkurt, kur një nënë, një baba dhe vajza e tyre një vjeç e gjysmë po largoheshin nga një supermarket në Bergamo.

Te dera, ata hasin një burrë i cili, pa hezitim, e kap me dhunë vajzën e vogël nga këmbët dhe përpiqet ta largojë. Për fat të mirë, reagimi i shpejtë i prindërve dhe ndihma e punonjësve të supermarketit parandaluan rrëmbimin: babai e ndaloi burrin, ndërsa nëna mbante vajzën e saj në krahë.

Gjithçka përfundoi me arrestimin nga forcat e rendit të një burri 37-vjeçar rumun të pastrehë dhe pa precedentë penalë. Rishikimi i pamjeve filmike nga kamerat e sigurisë së supermarketit u lejoi autoriteteve të rindërtonin ngjarjet dhe të akuzonin autorin për tentativë rrëmbimi të një të mituri dhe sulm të rënduar, sepse, në atë rrëmujë, fëmija pësoi një frakturë të femurit, siç u zbulua nga analizat mjekësore të kryera në spital.

Dëshmitarët më pas tregojnë se çfarë ndodhi duke thënë se ulërimat e nënës tërhoqën vëmendjen edhe të qytetarëve të tjerë për të ndihmuar familjen që po përleshej me rumunin 37-vjeçar.

“Britma e nënës ishte drithëruese. Ende kumbon në veshët e mi. Nxora telefonin të telefonoja policinë, por e pashë që nuk kishte shumë kohë dhe u afrova duke e kapur nga xhaketa burrin që mbante fëmijën në dorë, për të mos e lënë të largohej”, thotë një shtetase rreth të 50-ave, dëshmitare në vendngjarje.

 

Po ndodh...