PE rezolutë për vdekjen e Navalnyt, fajëson qeverinë ruse dhe Putinin, bën thirrje për hetim të rastit

29 Shkurt 2024, 23:56 / BOTA ALFA PRESS

PE rezolutë për vdekjen e Navalnyt, fajëson qeverinë ruse
Parlamenti Evropian tha të enjten se presidenti rus Vladimir Putin mbante “përgjegjësinë penale dhe politike” për vdekjen e liderit të opozitës Alexei Navalny dhe se duhet të mbahet përgjegjës.

AFP raporton se në një rezolutë të miratuar me 506 vota në asamblenë prej 705 vendesh, parlamenti tha se “Qeveria ruse dhe Vladimir Putin mbajnë personalisht përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e kundërshtarit të tyre më të zëshëm, Alexei Navalny”.

Ligjvënësit kërkuan një “hetim ndërkombëtar të pavarur dhe transparent” mbi rrethanat e vdekjes së Navalny dhe kërkuan nga 27 shtetet anëtare të BE-së që të “intensifikojnë” mbështetjen për të burgosurit politikë rusë. Nëntë ligjvënës votuan kundër rezolutës.

 

Po ndodh...

ide