Përfshihet nga flakët avioni në SHBA teksa po përgatitej për fluturim, evakuohen rreth 300 pasagjerë

21 Prill 2025, 19:00 / BOTA ALFA PRESS

Përfshihet nga flakët avioni në SHBA teksa po përgatitej

Motori i një avioni të Delta Air Lines shpërtheu në flakë ndërsa po përgatitej të ngrihej nga Aeroporti Ndërkombëtar i Orlandos, njoftoi Administrata Federale e Aviacionit (FAA).

Pasagjerët u evakuuan nga avioni duke përdorur rrëshqitëset.

Mësohet se Airbus A330 ishte gati të nisej për në Atlanta kur motori i tij mori flakë në orën 11:15 të mëngjesit me orën lokale.

Një numër incidentesh të ngjashme të kohëve të fundit në aeroportet amerikane kanë ngritur shqetësime për sigurinë e aviacionit.

282 pasagjerët dhe 12 anëtarët e ekuipazhit në bord nuk kanë pësuar lëndime.

 

Po ndodh...

ide