Përhapet Covid-i në Maqedoninë e Veriut, 11 pacientë të infektuar brenda pak ditësh
13 Janar 2025, 22:28 / BOTA

Instituti për Shëndet Publik në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar ditën e sotme se janë regjistruar 6 raste me COVID-19, përkatësisht nga dy në Kumanovë e Strumicë dhe nga një në Shkup dhe Kërçovë.
Nga ISHP bëjnë të ditur se pacientët me COVID-19 janë të moshës mbi 60 vjeç, ndërsa njëri është i moshës nga 40-49. Gjatë vitit 2025 deri më 12 janar janë konstatuar 11 të sëmurë me virusin COVID.
Gjithashtu, nga ISHP sqarojnë se edhe pse numri nga COVID-19 është i vogël, duke pasur parasysh se tani është periudha e shpërndarjes së viruseve respiratore, ka rrezik për përhapje të Sar-cov-2.
“Rekomandohet respektimi masave për parandalim të COVID-19 dhe sëmundjeve tjera respiratore. Vaksinimi mbetet si masë preventive”, thonë nga ISHP.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Nga Taulanda Jupi
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Nga Roland Lami
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

