
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme? Irani kërcënim me armë bërthamore: Duart i kemi në këmbëz

Irani ka lëshuar një tjetër kërcënim ditën e sotme ndaj Izraelit, duke lënë të hapur mundësinë për përdorimi ne armëve bërthamore.
Gjenerali i lartë i Gardës Revolucionare iraniane Ahmad Haghtalab, deklaroi sipas mediave vendase se vendi i tij, mund të rishikojë doktrinën e tij bërthamore.
“Kërcënimet e regjimit sionist kundër objekteve bërthamore të Iranit bëjnë të mundur rishikimin e doktrinës sonë bërthamore dhe devijimin nga konsideratat tona të mëparshme. Nëse regjimi sionist dëshiron të ndërmarrë veprime kundër qendrave dhe objekteve tona bërthamore, ne me siguri dhe në mënyrë kategorike do të reagojmë me raketa të avancuara kundër vendeve të tyre bërthamore. Objektet bërthamore të Izraelit janë identifikuar, por dhe duart tona janë në këmbëz”-, tha Haghtalab, i cili është përgjegjës për sigurinë bërthamore.
Udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei ka fjalën e fundit për programin bërthamor të Teheranit, për të cilin disa në Perëndim dyshojnë se ka qëllime ushtarake. Teherani ka insistuar gjithmonë që programi i tij bërthamor ishte reptësisht për qëllime paqësore.
Vërejtjet vijnë pasi ish-zyrtari i lartë i Mossad, Zohar Palti tha për Sky News se goditja e objekteve bërthamore të Iranit ishte në tryezën e opsioneve që po shqyrtohen nga Izraeli për t’u hakmarrë pas sulmit të së shtunës.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128