Përshkallëzohet protesta në Greqi/ Fermerët tentojnë bllokadë në kryqëzimin e aeroportit, përplasen me policinë

Fermerët nga Selaniku Lindor dhe Halkidiki u përpoqën sot të vendosnin një bllokadë të re në kryqëzimin që të çon drejt aeroportit “Maqedonia”, duke përdorur traktorë dhe mjete të tjera bujqësore. Lëvizja e tyre u ndalua nga forcat e policisë, duke shkaktuar tensione dhe momente paniku.
Sipas raportimeve, një grup fermerësh tentuan të kalonin përmes territorit të fermës së Universitetit Aristoteli, për të arritur në kryqëzim. Policia reagoi duke përdorur kimikate dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë, çka solli skena kaotike me protestues që vraponin për t’u mbrojtur nga efektet e gazit.
ELAS-i kishte paralajmëruar që në fillim vendosmërinë për të mos lejuar bllokimin e aksit strategjik të aeroportit. Para kryqëzimit ishte ngritur një barrierë e përforcuar me kafaze, ndërsa policia udhëzoi drejtuesit e automjeteve të përdorin rrugën Selanik–Poligiros për të hyrë ose dalë nga aeroporti.
Në protestë u bashkuan edhe traktorë nga Galatista dhe Nea Triglia e Halkidikit, duke rritur numrin e pjesëmarrësve. Fermerët kanë parashikuar që pjesëmarrja të shtohet gjatë ditës dhe në fundjavë.
Në orët në vijim, përfaqësues të fermerëve pritet të zhvillojnë një takim për të përcaktuar hapat e ardhshëm të protestës.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128