Planifikoi sulm në një stacion treni, arrestohet adoleshenti në Austri, mbështeste ISIS

19 Shkurt 2025, 18:44 / BOTA ALFA PRESS

Planifikoi sulm në një stacion treni, arrestohet adoleshenti në

Autoritetet austriakë kanë arrestuar një 14-vjeçar, i cili dyshohet se po planifikonte një sulm në një stacion treni në Vjenë dhe kanë gjetur material që sugjeron se ai mbështeste grupin e Shtetit Islamik, kanë njoftuar autoritetet të mërkurën, raporton agjencia e lajmeve “AP”.

Ministria e Brendshme ka njoftuar se i riu, austriak me origjinë turke, ishte arrestuar në kryeqytet me 10 shkurt.

Ai thuhet se ishte radikalizuar nga interneti. Arrestimi erdhi pasi disa burime të inteligjencës austriake gjetën se një mbështetës i Shtetit Islamik ka postuar storie dhe video me përmbajtje ekstremiste islamike në disa profile në TikTok.

I dyshuari ishte identifikuar dhe prokurorët kanë urdhëruar arrestimin e tij nën dyshimin për anëtarësimin në ndonjë organizatë terroriste ose kriminale.

Sipas ministrisë gjatë arrestimit i riu kishte me vete një thikë. Gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij, hetuesit kanë gjetur shumë libra me përmbajtje ekstremiste islamike si dhe disa vizatime të sulmeve me thika në një stacion dhe kundër policisë, dhe vizatime të luftëtarëve me flamurin e Shtetit Islamik. Po ashtu ata kanë gjetur udhëzime të shkruara me dorë për të prodhuar material eksploziv që shërben si detonatorë për bombë.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128