Pajtimi?/ Dita e Pavarësisë/ Pas sherrit publik, Elon Musk shfaqet përsëri në gjirin e familjes Trump

4 Korrik 2025, 22:17 / BOTA ALFA PRESS
Pajtimi?/ Dita e Pavarësisë/ Pas sherrit publik, Elon Musk shfaqet

Ish-drejtuesi i DOGE, Departamenti i Efiçencës Qeveritare, Elon Musk është shfaqur sërish pranë gjirit të familjes së madhe Trump.

Në një foto familjare të publikuar nga djali i vogël i Donald Trump, Barron Trump, me rastin e Ditës së Pavarësisë së ShBA, dallohet se mes tyre është edhe miliarderi Elon Musk me djalin e tij të vogël, X Æ A-12, ose Kyle të cilin e mban në krahë.

Kujtojmë se gjatë kohëve të fundit Musk është përfshirë në përplasje të forta me Presidentin e ShBA, Donald Trump, pasi largimit të tij nga drejtimi i DOGE.

Po ndodh...

ide