
Pritja merr fund, Vladimir Putin uron Donald Trump për fitoren e zgjedhjeve në SHBA: I guximshëm!

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Sipas mediave të huaja, urimi i Putin erdhi në komentin e tij të parë publik mbi rezultatin e votimit në SHBA.
Po ashtu mësohet se komenti i Putinit erdhi pas një fjalimi gjatë një konference të forumit ndërkombëtar në vendpushimin e Detit të Zi të Soçit.
“Do të doja të përfitoj nga ky rast për ta përgëzuar Trump për zgjedhjen e tij si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Putin në një seancë pyetje-përgjigje.
Ai e përshkroi Trumpin si një "njeri të guximshëm" dhe tha se çdo ide që lehtëson përfundimin e krizës në Ukrainë meriton vëmendje.
Ky urim i Putin erdhi pas shumë orësh pritjeje, mes një situate të tensionuar mes të dy vendeve, teksa lufta në Ukrainë është ende duke u zhvilluar.

Një herë për Berishën tani për veten, "8 Janari" i dytë i Ramës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128