Protestë masive në Strasburg: fermerët “rrethojnë” Parlamentin Evropian kundër marrëveshjes BE-Mercosur

Mijëra fermerë nga disa vende të Bashkimit Evropian u mblodhën këtë të martë para Parlamenti Evropian në Strasburg, në shenjë proteste kundër marrëveshjes tregtare mes BE-së dhe Mercosur, në prag të votimit për apelin në institucionet evropiane.
Fermerë nga Franca, Italia, Belgjika dhe Polonia mbërritën në zonë që në orët e mesditës, shumë prej tyre me traktorë, duke bllokuar përkohësisht rrugët përreth parlamentit. Sipas vlerësimeve të policisë, në protestë morën pjesë rreth 5,500 persona.
Gjatë pasdites, situata u tensionua. Disa protestues hodhën shishe dhe produkte bujqësore drejt forcave të rendit, ndërsa policia ndërhyri me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Në shesh u panë bomba tymi dhe flakadanë, ndërsa protesta u shoqërua me thirrje dhe fishkëllima.
Në qendër të zemërimit të fermerëve ishte Ursula von der Leyen, pas nënshkrimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë me vendet e Mercosur — Argjentinën, Brazilin, Paraguain dhe Uruguain. Disa protestues mbanin pankarta kundër Komisionit Evropian, ndërsa u shfaq edhe një arkivol simbolik me emrin e saj.
“Komisioni Evropian na ka braktisur”, deklaroi Copa-Cogeca, organizata që përfaqëson sindikatat kryesore të fermerëve në BE, duke paralajmëruar pasoja serioze për bujqësinë evropiane.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
