Protestuan me flamurin e Saint George në Britaninë e Madhe, Starmer: Ne kurrë nuk do t’ua dorëzojmë atyre që e përdorin atë si simbol të dhunës

14 Shtator 2025, 18:33 / BOTA ALFA PRESS

Protestuan me flamurin e Saint George në Britaninë e Madhe, Starmer:

“Flamuri ynë përfaqëson diversitetin e vendit tonë dhe ne kurrë nuk do t’ua dorëzojmë atë atyre që e përdorin si simbol të dhunës, frikës dhe përçarjes”, tha kryeministri britanik Keir Starmer, duke dënuar përdorimin e flamurit të Saint George nga protestuesit në marshimin “Bashkoni Mbretërinë”.

Ai theksoi gjithashtu se, ndonëse protesta paqësore është një e drejtë themelore demokratike, dhuna, frikësimi dhe sulmet kundër policisë janë plotësisht të papranueshme.

Në të njëjtën kohë, ai përsëriti se flamuri i vendit simbolizon një Britani që është “e larmishme, tolerante dhe respektuese ndaj të tjerëve”, e cila nuk duhet të degradohet nga individë ose grupe me mesazhe ekstremiste.

Postimi i kryeministrit Britanik

“Njerëzit kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore. Kjo është themelore për vlerat e vendit tonë.”

Megjithatë, ne nuk do të tolerojmë sulme ndaj oficerëve të policisë që kryejnë punën e tyre ose ndaj njerëzve që ndihen të frikësuar në rrugët tona për shkak të origjinës ose ngjyrës së lëkurës së tyre.

Britania është një vend i ndërtuar me krenari mbi tolerancën, diversitetin dhe respektin. Flamuri ynë përfaqëson diversitetin e vendit tonë dhe ne kurrë nuk do t’ia dorëzojmë atë atyre që e përdorin atë si simbol të dhunës, frikës dhe përçarjes”.

 

 

Po ndodh...

ide