
Putin u lut për Trumpin kur u qëllua dhe i dërgoi një portret të porositur posaçërisht si dhuratë për një ‘mik’

Vladimir Putin shkoi në kishë për t’u lutur për Donald Trump kur ai u qëllua në tubimin e vitit e kaluar, ka zbuluar i dërguari i lartë Steve Witkoff.
Udhëheqësi rus porositi gjithashtu një portret të presidentit amerikan, të cilin ia dërgoi Trumpit si dhuratë.
Zbulimet u bënë nga kryenegociatori i Trump, i cili u shfaq në një intervistë me ish-prezantuesin e Fox News, Tucker Carlson, të premten.
“Presidenti Putin kishte porositur një portret të bukur të Presidentit Trump, nga artisti kryesor rus, dhe në fakt ma dha mua dhe më kërkoi që ta çoja në shtëpi Presidentit Trump”, tha ai.
“Ishte një moment kaq i këndshëm dhe [ai] më tregoi historinë e tij…se si kur presidenti u qëllua, ai shkoi në kishën e tij lokale dhe u takua me priftin e tij dhe u lut për presidentin.
“Jo sepse ai ishte presidenti i Shteteve të Bashkuara… por sepse ai kishte një miqësi me të dhe ai lutej për mikun e tij.”

ide

Berishës dhe Ramës kurrizin, aman Bashës...dhëmbët!

A Nive o Bash!

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128