Qielli i Izraelit “ndizet” nga raketat, si ndërhynë luftëanijet amerikane për të ndaluar ofensivën e Iranit
Marina e SHBA-së ka qëlluar rreth 12 raketa në përgjigje ndaj agresionit iranian drejt Izraelit sonte, sipas zëdhënësit të Pentagonit, gjeneral major Pat Ryder.
SHBA aktualisht ka tre luftëanije që operojnë në Mesdheun lindor: USS Arleigh Burke, USS Cole dhe USS Bulkeley. Sipas Ryder, ndërsa raportohet se luftëanijet që morën pjesë në këtë ndërhyrje ishin USS Bulkeley dhe USS Cole.
Ryder gjithashtu njoftoi se Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, kishte biseduar për herë të dytë të martën me Ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant, pas një bisedë paraprake para sulmit të Iranit.
“Ai bëri të qartë angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e Izraelit dhe theksoi se SHBA mbetet e pozicionuar mirë në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme për të mbrojtur forcat amerikane dhe për të mbrojtur Izraelin përballë kërcënimeve nga Irani dhe organizatat terroriste të mbështetura nga Irani,” tha Ryder.
Ndërkohë, luftëanijet amerikane morën pjesë gjithashtu në interceptimin e raketave balistike dhe droneve iraniane më 13 prill, duke rrëzuar disa nga raketat e lansuara drejt Izraelit.
ide
Kush e kërkon dhe kush investon te kërkesa për qeveri teknike?
Diplomacia fetare e Turqisë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128