Rikthehet kërcënimi i ISIS në Europë! Vritet militanti që po planifikonte sulme

20 Shtator 2025, 16:31 / BOTA ALFA PRESS

Rikthehet kërcënimi i ISIS në Europë! Vritet militanti

Agjencia kundërterrorizmit e Irakut njoftoi se e kishte ndihmuar koalicionin në lokalizimin e militantit të identifikuar si Omar Abdul-Qader, i njohur edhe me nofkën e luftës Abdul-Rahman al-Halabi.

Sipas Komandës Qendrore amerikane, Abdul-Qader ishte “një operativ që paraqiste rrezik të drejtpërdrejt për SHBA-në”. Agjencia irakiane për kundërterrorizëm tha se ai ishte kreu i operacioneve të huaja të IS-it dhe i përfshire direkt në bombardimin e Ambasadës iraniane në Bejrut më 2013, që shkaktoi vdekjen e më shumë se 20 personave. Në këtë sulm u vra edhe atasheu kulturor i Iranit.

“Ne nuk do të ndalemi në ndjekjen e terroristëve që synojnë të sulmojnë Shtetet e Bashkuara, forcat tona ose aleatët dhe partnerët tanë jashtë vendit”, tha komandanti i Komandës Qendrore amerikane, admirali Brad Cooper.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, organizatë që monitoron luftën, pohoi se Abdul-Qader u vra gjatë një operacioni të kryer nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja në provincën siriane, Hama. Asnjë nga sulmet që ai kishte planifikuar nuk ishte realizuar. Abdul-Qader kishte ikur nga burgu pas rrëzimit të Bashar Al Assadit nga pushteti dhjetorin e vitit të kaluar, dhe që prej atëherë ishte në arrati.

 

Po ndodh...

ide