
Robert F. Kennedy Jr. merr konfirmimin e Senatit, bëhet zyrtarisht Sekretar i Shëndetësisë

Robert F. Kennedy Jr., aktivisti i kthyer në politikan do të jetë sekretari i ardhshëm i Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore në SHBA.
Senatorët votuan 52-48 të enjten për të konfirmuar Kennedy në këtë rol. Senatori republikan Mitch McConnell (R-Ky.) votoi kundër RFK Jr., ashtu si të gjithë demokratët.
“Kennedy është i përkushtuar për të riorientuar qasjen tonë ndaj kujdesit shëndetësor dhe për të rikthyer besimin në institucionet tona, “tha Mike Crapo, kryetari i Komitetit të Financave të Senatit, përpara votimit.
“Pasioni i tij për trajtimin e epidemisë së sëmundjeve kronike të Amerikës do të shpëtojë jetë, do të ulë kostot dhe do të krijojë një themel për një vend më të shëndetshëm dhe më të fortë.”
RFK Jr. tani do të ketë për detyrë të mbikëqyrë 13 agjencitë e departamentit dhe dhjetëra mijëra punonjës federalë dhe të ruajë shëndetin e vendit. Kennedy sjell në punë sloganin e tij, “Make America Healthy Again”.
-
Ndeshja e dytë miqësore, Shqipëria U-16 barazon 2-2 ndaj Hungarisë
13 Shkurt, 18:04 -

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128