“Roja Lindore”- Mark Rutte njofton: NATO nis misionin për forcimin e kufijve me Rusinë

Pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronë rusë, NATO ka njoftuar nisjen e një misioni të ri të quajtur “Eastern Sentry” (Roja Lindore), që synon forcimin e mbrojtjes në krahun lindor të Aleancës.
Lajmi u bë i ditur nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë një konference për shtyp ku dënoi ashpër incidentin me dronët rusë, duke e cilësuar si “të papranueshëm dhe të rrezikshëm”.
“Nuk mund të pranojmë që dronët rusë të hyjnë në hapësirën ajrore të Evropës, të NATO-s apo të ndonjë aleati,” u shpreh Rutte. “Për këtë arsye ne po rrisim mbrojtjen tonë.”
Forcim me mjete të reja ushtarake
Sipas komandantit të forcave të NATO-s në Evropë, gjeneralit Alexus Grynkewich, në kuadër të këtij misioni do të vendosen njësi të reja ushtarake, përfshirë:
Avionë luftarakë Rafale nga Franca
Ai theksoi se misioni do të kërkojë një plan të ri mbrojtjeje, ndërsa synimi është t’i jepet më shumë fleksibilitet dhe fuqi reagimi mbrojtjes së aleatëve në Evropën Lindore.
Krahina lindore – “vija e parë e frontit”
Rutte dhe Grynkewich e përshkruan krahun lindor të NATO-s si “vijën e parë të mbrojtjes”, duke theksuar rrezikun që paraqet afërsia me territorin rus.
“Raketat ruse arrijnë më shpejt në Talin dhe Vilnius sesa në Madrid apo Londër. Edhe një dron i vetëm mund të rrezikojë të gjithë Aleancën,” paralajmëroi Rutte.
Ai shtoi se incidenti i fundit me dronët, pavarësisht nëse ishte qëllimshëm apo jo, përbën një akt të papërgjegjshëm nga ana e Rusisë dhe rrit rrezikun e një përshkallëzimi serioz.
“Edhe nëse nuk ishte e qëllimshme, rezultati është i njëjtë. Nëse ishte, është edhe më serioze. Por në të dyja rastet, është e papranueshme,” deklaroi Rutte.
Gjenerali Grynkewich vuri në dukje se kjo ishte hyrja më e madhe e dronëve rusë në hapësirën ajrore të NATO-s deri më tani, duke e krahasuar me incidente të mëhershme, të cilat ishin më të kufizuara në shkallë dhe kohëzgjatje.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
