Rritet numri i viktimave nga protestat në Iran, 648 të vdekur! Mbi 10 mijë protestues janë arrestuar

Të paktën 648 protestues janë vrarë në Iran gjatë demonstratave antiqeveritare, sipas Iran Human Rights, një grup për të drejtat e njeriut me seli në Norvegji, ndërsa pothuajse 10,700 persona janë arrestuar.
Grupi paralajmëron se numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë, por ndërprerjet e komunikimeve në të gjithë vendin po e bëjnë të vështirë verifikimin e informacionit.
Grupi për të drejtat e njeriut ka bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare për të ndihmuar në dokumentimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe ka kërkuar presion ndaj autoriteteve iraniane për të ndaluar përdorimin e forcës ndaj protestuesve paqësorë. Protestat filluan më shumë se dy javë më parë për shkak të përkeqësimit të situatës ekonomike.
Më herët, Presidenti i SHBA Donald Trump ka kërcënuar me ndërhyrje në Iran nëse vriteshin protestues. Pas komenteve të Trump, udhqëheqësi suprem i Iranit akuzoi SHBA për mashtrim dhe mbështetje të “mercenarëve tradhtarë”.
Po ndodh...
Pse janë tmerruar ramistët dhe berishistët nga Lulzim Basha?
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
