“Rusia do të përballet me pasoja të rënda nëse nuk i jep fund luftës”, Trump: Po e bëj këtë samit për të shpëtuar shumë jetë
15 Gusht 2025, 15:06 / BOTA

Presidenti Donald Trump ka deklaruar nga bordi i avionit presidencial se nuk po përpiqet t’i japë fund luftës në Ukrainë, përfshirë takimin me Presidentin rus Vladimir Putin në Alaska, për të përmirësuar jetën e tij.
“Nuk po e bëj këtë për veten time. Në rregull, nuk kam nevojë për të”, u tha ai gazetarëve në bordin e Air Force One, ndërsa po shkonte në Anchorage për në samit. “Do të doja të përqendrohesha te vendi ynë, por po e bëj këtë për të shpëtuar shumë jetë”, u shpreh Trump.
Ai tha se pasojat për Rusinë nëse Putini nuk pranon t’i japë fund luftës do të jenë ndëshkuese.
“Po, do të jetë shumë e rëndë”, tha ai për masat e mundshme ekonomike ndaj Moskës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
