
Samit i dytë për Ukrainën, Macron pret të mërkurën liderët nga vendet e BE dhe jashtë unionit, në tryezë dhe Kanadaja

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se të mërkurën, (19 shkurt), do të mbahet samiti i dytë për luftën në Ukrainë dhe sigurinë evropiane, ku do të marrin pjesë disa shtete evropiane dhe joevropiane, që nuk ishin pjesë e një takimi paraprak në kryeqytetin francez.
Sipas burimeve diplomatike të Radios Evropa e Lirë, në samitin e 19 shkurtit do të marrin pjesë edhe Kanadaja, Norvegjia, Estonia, Letonia, Lituania, Greqia, Finlanda, Rumania, Suedia dhe Belgjika.
Gjatë samitit të 17 shkurtit që u mbajt në Paris, udhëheqësit evropianë shprehën gatishmërinë e tyre për të ofruar garanci të sigurisë për Ukrainën, por ata paralajmëruan se niveli i këtyre garancive do të bazohet në pjesëmarrjen e Uashingtonit në rast të një marrëveshjeje gjithpërfshirëse të paqes.
Megjithatë, shumë udhëheqës shprehën gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për Kievin.
“Të gatshëm dhe me vullnet”, shkroi në X më 17 shkurt shefi i NATO-s, Mark Rutte.
“Ky është medimi im sa i përket takimit në Paris. Evropa është e gatshme dhe ka vullnet që të veprojë. Të udhëheqë në ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën. Gati dhe me vullnet që të investojmë më shumë në sigurinë tonë. Për detajet do të duhet të vendoset, por angazhimi është i qartë”, shtoi ai.
-
-
A mund të injorohet Britania e Madhe nga Shtetet e Bashkuara?
18 Shkurt, 21:46

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128