Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE reagon pas refuzimit të armëpushimit 30-ditor

Bashkimi Evropian ka rënë dakord të vendosë një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë, duke kërcënuar se do të vijojë me një tjetër nëse vendi vazhdon të refuzojë armëpushimin 30-ditor pa kushte, të propozuar nga Shtëpia e Bardhë dhe ai që njihet si “Koalicioni i Vullnetarëve”.
Lëvizja vjen teksa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka sfiduar homologun rus Vladimir Putin që të ulet në tryezën e bisedimeve direkte për paqen në Turqi, një format i miratuar edhe nga presidenti Donald Trump, i cili ndodhet në Lindjen e Mesme dhe mund të udhëtojë drejt Stambollit.
“Unë besoj se nëse Putin nuk vjen në Stamboll dhe luan lojëra, atëherë është treguesi përfundimtar se ai nuk e do fundin e luftës”, ka thënë Zelensky.
Marrëveshja paraprake për sanksionet e reja, e 17-ta që prej shkurtit të vitit 2022 kur nisi lufta, u nënshkrua të mërkurën në mëngjes gjatë takimit të ambasadorëve të vendeve të BE-së dhe pritet të formalizohet nga ministrat e Jashtëm javën e ardhshme.
Hungaria, një zë kritik që ka bllokuar thuajse dy herë këtë vit ripërtëritjen e kufizimeve ekonomike ndaj Moskës, nuk i kundërshtoi masat.
Gjithashtu, bisedimet prapa skenës mes përfaqësuesve të vendeve anëtare kaluan pa përplasje dhe kontestime.
Edhe një herë, objektivi kryesor i sanksioneve është “flota hije”, që Kremlini e ka përdorur për të shmangur kufizimet e Perëndimit në tregtimin e naftës dhe për të ruajtur një burim të ardhurash jetik për financimin e luftës në Ukrainë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
