SHBA/ Dikur një ikonë e qytetit, kulla bëhet shkrumb e hi në pak sekonda

9 Shtator 2024, 20:24 / BOTA ALFA PRESS

SHBA/ Dikur një ikonë e qytetit, kulla bëhet shkrumb e hi në
Një kullë e braktisur 22-katëshe, në Lake Charles, Luiziana, dikur një ikonë e qytetit, u shemb gjatë fundjavës me shpërthim të kontrolluar.

Kulla, e cila ishte një ndër godinat më të goditura nga uraganët Laura dhe Delta rreth 4 vite më parë, u shpërthye të shtunën, pasi askush nuk futej aty prej 4 vitesh.

Qiellgërvishtësi u shkrumbua për pak sekonda teksa tymi arriti deri në pesë kate lartësi.

Pas dëmtimeve të shumta nga uraganet, pronarët e godinës, kompania “Hertz Investment Group”, edhe pse kishte premtuar riparimin e saj, në fund vendosi në bashkëpunim me kompanië e sigurimeve që ta shembte kullën.

Kjo për shkak se kostot për riparimin e saj arririn deri në 167 milionë dollarë. Ndërsa shembja kushtoi 7 milionë dollarë.