SHBA i vendos sanksione të reja Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Rubio: Morën vendime për arrestimin e shtetasve amerikanë e izraelitë…

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka njoftuar sanksione kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale.
Konkretisht, individët e synuar janë: kanadezja Kimberly Prost, francezi Nicolas Guillou, fixhianja Nazhat Shameem Khan dhe senegalezi Mame Mandiaye Niang.
“Këta individë janë shtetas të huaj që kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në veprimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të hetuar, arrestuar, ndaluar ose ndjekur penalisht qytetarët amerikanë ose izraelitë, pa pëlqimin e asnjërit komb”, deklaroi Rubio.
“Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta dhe të vendosura në kundërshtimin e tyre ndaj politizimit, abuzimit me pushtetin, shpërfilljes së sovranitetit tonë kombëtar dhe ndërhyrjes së paligjshme gjyqësore nga GJND-ja.
Gjykata përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe ka qenë një mjet i luftës ligjore kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatit tonë të ngushtë, Izraelit”, deklaroi Rubio në një deklaratë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



