
SHBA njoftoi fillimin e bisedimeve, Rubio: Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të rifilluar bisedimet e nivelit të lartë me Iranin për eliminimin e programit të tij bërthamor.
Sipas Sekretarit të Shtetit të SHBA, Marco Rubio Shtëpia e Bardhë po planifikon të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta midis të dërguarit të saj të posaçëm Steve Witkoff dhe Iranit të shtunën rreth programit të tij bërthamor.
“Ne shpresojmë se kjo do të çojë në paqe.
Ne e kemi bërë shumë të qartë se Irani nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore dhe mendoj se kjo është ajo që çoi në këtë takim,” tha Rubio në një takim të kabinetit të kryesuar nga Presidenti Donald Trump.
Ndërkohë një këshilltar i lartë i udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka paralajmëruar se Irani mund të dëbojë inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike nga vendi nëse “kërcënimet” rriten përpara bisedimeve bërthamore me SHBA.
”Kërcënimi i vazhdueshëm i jashtëm ” mund ” të çojë në masa parandaluese, duke përfshirë dëbimin e inspektorëve të IAEA dhe ndërprerjen e bashkëpunimit ,” tha Ali Shamkhani të enjten në X.

Plas skandali: Interceptohet sondazh kundër SPAK-ut!
ide

Mos u tallni me pleqërinë e Berishës por me ëndrrën për tu bërë dhëndër sërish


Më në fund do të votojmë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128