
“Shkofshi në djall”/ Biznesmeni rus: Putin do të refuzojë ofertën e paqes të Donald Trump

Premtimi i Donald Trump për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë është i dënuar të dështojë nëse nuk përfshin bisedime më të gjera që synojnë të qetësojnë shqetësimet e sigurisë së Moskës.
Kështu ka paralajmëruar biznesmeni rus pranë Kremlinit, Konstantin Malofeyev. Malofeyev, i cili është subjekt i sanksioneve perëndimore tha se Presidenti Vladimir Putin ka të ngjarë të refuzojë një propozim të planit të paqes nga i dërguari i posaçëm i sapoemëruar i Trump për konfliktin, Keith Kellogg.
“Kellogg vjen në Moskë me planin e tij, ne e marrim dhe pastaj i themi të shkojë në djall se nuk na pëlqen asgjë. Ky do të jetë i gjithë negocimi. Që bisedimet të jenë konstruktive, ne duhet të flasim jo për të ardhmen e Ukrainës, por për të ardhmen e Evropës dhe botës” tha Malofeyev.
Malofeyev tha se Trump mund t’i japë fund konfliktit vetëm nëse ai anulon vendimin e Uashingtonit për të përdorur armë të avancuara me rreze të gjatë dhe largon presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky nga detyra dhe më pas pranon të takohet me Putinin për “nivel të lartë diskutimi për të gjitha çështjet e rendit botëror”.
Ai paralajmëroi se “bota është në prag të luftës bërthamore” pasi Kievi lëshoi raketa me rreze të gjatë të prodhuara nga SHBA dhe Britania e Madhe në territorin rus dhe Putin u përgjigj duke lëshuar një raketë balistike eksperimentale në Ukrainë.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128