Shmanget tentativa e tretë për atentat ndaj Donald Trump

13 Tetor 2024, 22:52 / BOTA ALFA PRESS

Shmanget tentativa e tretë për atentat ndaj Donald Trump
Një person i armatosur është arrestuar në Kaliforni, pasi tentoi të hynte në mitingun ku do të fliste Donald Trump.

Arrestimi u bë e të shtunën në Coachella, por u njoftua një ditë më pas. Sherifi lokal tha në një deklaratë se mund të jetë parandaluar një tjetër atentat ndaj ish-presidentit, shkruan A2 CNN.

I arrestuari quhet Vem Miller dhe besohet të jetë anëtar i një organizate antiqeveritare të ekstremit të djathtë që, sipas sherifit, po planifikonte të vriste Trump.

Sipas informacioneve të para, ai kishte me vete një armë dhe një karikator, si dhe karta identiteti false për gazetarët dhe për zonën e spektatorëve VIP.

Burri u pa nga policia lokale dhe jo nga siguria e Trump, në një pikë kontrolli rreth 1 kilometër nga vendi i fjalimit.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128