
Shpërthen bomba në Pakistan/ Të paktën 11 minatorë humbën jetën dhe 8 të tjerë janë plagosur

Një shpërthim bombe ka ndodhur në Pakistan ku një kamioçinë që po transportonte minatorë është goditur nga bomba.
Minatorët që punonin në një minierë për nxjerrjen e qymyrit në provincën në jugperëndim të Pakistanit, po udhëtonin në kamioçinë ku të paktën 11 prej tyre mbetën të vdekur ndërsa 8 të tjerë të plagosur.
“Incidenti i fundit ndodhi në distriktin Harnai, pranë kryeqytetit provincial të Quetta, herët në mëngjes. Disa prej tyre ishin në gjendje kritike dhe numri i viktimave mund të rritet”, tha shefi i administratës locale, Ëali Kakar
E dyshuara kryesora është Ushtria Çlirimtare e Baloçistanit (UÇB), një grup militant i guerrilëve etnikë Baloç, që lufton për pavarësinë nga Pakistani.
Në tetor, një grup personash të armatosur sulmuan një minierë qymyri në rajon, duke vrarë të paktën 20 punëtorë.
-
SPAK po ju rrëzon Maskat!
14 Shkurt, 21:29 -

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128