Shpërthen në flakë rafineria ruse e naftës, dronët ukrainas ndërmarrin sulmin e radhës
10 Gusht 2025, 12:01 / BOTA
Dronët ukrainas kanë vënë në shënjestër një tjetër rafineri të madhe nafte në Rusi, e cila furnizonte makinerinë e luftës së Putin.
Këtë herë, në objektiv ka qenë fusha e naftës në Saratov e cila u godit nga dhjetëra dronë të Ukrainës mbrëmjen e së shtunës.
Sipas mediave lokale, në rafineri u regjistrua një shpërthim i fuqishëm që më pas çoi në një zjarr të madh.
Ndërkohë, 6 persona, përfshirë një vajzë 17-vjeçare, u plagosën në një sulm me dron nga forcat ruse në qytetin lindor të Kharkivit në Ukrainë.
Sulmi goditi lagjen Kyivsky të qytetit dhe dëmtoi një dyqan, tha Oleg Synegubov, kreu i Administratës Shtetërore Rajonale të Kyivsky.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
