Shpërthen vullkani në Indonezi, raportohen 9 viktima, evakuohen mijëra të tjerë

4 Nëntor 2024, 08:00 / BOTA ALFA PRESS

Shpërthen vullkani në Indonezi, raportohen  9 viktima, evakuohen

 “Të paktën 9 persona vdiqën për shkak të shpërthimeve ë vullkanit të malit Leëotobi Laki-Laki në Indonezinë lindore”, njoftuan autoritetet.

Menjëherë është urdhëruar që banorët e fshatrave aty pranë të evakuohen.

Llava përshkroi rreth 4 kilometra nga krateri, duke djegur dhe dëmtuar shtëpitë e banorëve, përfshirë edhe një manastir murgeshash katolike. Autoritetet janë ende duke mbledhur të dhëna për numrin e të evakuuarve dhe ndërtesave të dëmtuara.

Agjencia kombëtare e vullkanologjisë e Indonezisë ngriti nivelin e alarmit në maksimum në zonë dhe u bëri thirrje banorëve dhe turistëve të mos angazhohen në asnjë aktivitet brenda një rrezeje prej të paktën shtatë kilometrash rreth kraterit.

Indonezia është një zonë me aktivitet të lartë sizmik mbi pllaka të shumta tektonike.

Ky shpërthim pason një seri shpërthimesh të vullkaneve të ndryshme në Indonezi. Në maj, një vullkan në ishullin e largët të Halmahera, mali Ibu, çoi në evakuimin e njerëzve nga shtatë fshatra.

Vullkani Ruang i Sulaëezit të Veriut shpërtheu gjithashtu në maj dhe bëri që autoritetet të evakuonin më shumë se 12,000 njerëz.

Po ndodh...

ide