Shpërthim në fabrikën e municioneve në Spanjë, plagosen 6 persona

31 Janar 2025, 18:10 / BOTA ALFA PRESS

Shpërthim në fabrikën e municioneve në Spanjë, plagosen

Gjashtë persona u plagosën pas një shpërthimi në një fabrikë municionesh në Spanjë të enjten. Shërbimet e urgjencës thanë se njëri prej tyre ishte në gjendje të rëndë.

Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar.  Për të shuar zjarrin  janë lajmëruar zjarrfikësit.

Fabrika i përket Rheinmetall Expal Munitions, një degë e prodhuesit gjerman të armëve Rheinmetall. Ajo ndodhet në rajonin juglindor të Murcias në Spanjë.

Shërbimet e urgjencës deklaruan se pesë prej tyre u dërguan në spitalet në Murcia dhe i plagosuri i  gjashtë u trajtua në spitalin rajonal.

Fabrika prodhon municione artilerie, mortaja dhe fishekë të kalibrit të mesëm dhe sisteme shtytëse raketash.

Rheinmetall nuk ka dhënë një deklaratë për shkakun e shpërthimit.

Incidenti shkaktoi gjithashtu një zjarr në pyll në zonën industriale, i cili u përhap në 2000 metra katrorë përpara se të shuhej.

Rheinmetall ka shtatë qendra operimi në Spanjë dhe SHBA dhe furnizon me armë mbi 60 vende.  Ukraina është një nga klientët e saj më të mëdhenj për momentin.

 

Po ndodh...