"Është e justifikuar të shkatërrosh terroristët rusë", vijon ofensiva ukrainase në Kursk: Kontrollojmë 1000 km katrorë

Forcat e Kievit kontrollojnë një territor prej një mijë kilometra katrorë në Rusi, teksa vijojnë inkursionin më të madh ndërkufitar në 2 vite e gjysmë luftë.
Kështu pretendon kreu i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, sipas të cilit ofensiva në rajonin e Kursk po vazhdon, 7 ditë pas nisjes. Sirenat e alarmit për sulme ajrore u dëgjuan në orët e para të së martës, teksa u paralajmërua për rrezikun e sulmeve me dronë.
“Gjatë ofensivës sonë në rajonin e Kursk, kemi arritur të marrim nën kontroll 1 mijë km katror territor. Njësitë tona po vazhdojnë të përmbyshin detyrat e caktuara. Praktikisht ka beteja përgjatë të gjithë frontit. Situata është nën kontrollin tonë”, tha shefi i ushtrisë Oleksandr Syrskyi.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha në një video-mesazh gjatë mbrëmjes së Rusia e kishte çuar luftën tek të tjerët dhe tani ajo po i kthehej mbrapsht në shtëpi.
“Është plotësisht e justifikuar të shkatërrosh terroristët rusë kudo që ndodhën, e nga ku ndërmarrin sulmet. Ne mendojmë se kjo do të na afrojë më shumë tek paqja. Rusia duhet detyruar të pranojë paqen, veçanërisht nëse Putin është kaq i vendosur të luftojë”, deklaroi Zelensky.
Por presidenti rus Vladimir Putin e cilësoi ofensivën si një provokim madhor dhe urdhëroi forcat ruse të dëbojnë armikun nga territori i vet.
Mbi 120 mijë persona janë evakuuar nga rajoni i Kursk, e 59 mijë të tjerë janë urdhëruar të bëjnë të njëjtën gjë. Evakuime ka pasur edhe në rajonin e afërt të Belgorod.
Sipas guvernatorit të Kursk, 28 fshatra në zona kanë rënë në duart të forcave të Kievit, 12 civilë janë vrarë dhe situata mbetet e vështirë. Inkursioni i paprecedentë i trupave të Kievit nisi të martën, me përfshirjen e mijëra ushtarëve që siç thuhet kanë avancuar 30 km në brendësi të Rusisë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

