Situata në Lindjen e Mesme, BE thirrje qytetarëve të largohen menjëherë nga Libani
Shumë shtete në BE, duke përfshirë Spanjën, Portugalinë dhe Italinë, po paralajmërojnë shtetasit e tyre të fundit të mbetur që të largohen menjëherë nga Libani, nëse nuk e kanë bërë tashmë këtë.
Dhe vetëm disa orë pasi Izraeli vrau liderin e Hezbollahut në Liban, BE-ja gjithashtu ka paralajmëruar linjat ajrore “që të mos fluturojnë mbi asnjë vend”.
Profesori amerikan, Corn: Putini mund të përdorë Dodikun dhe aleatët për të destabilizuar Ballkanin
Në një deklaratë, Komisioni Evropian dhe Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian (EASA) lëshuan rekomandime për të shmangur hapësirat ajrore libaneze dhe izraelite në të gjitha nivelet e fluturimit.
Rekomandimi është i vlefshëm deri më 31 tetor.
EASA paralajmëroi “një intensifikim të përgjithshëm të sulmeve ajrore dhe degradim në situatën e sigurisë”.
Në anën tjetër, Ministria e Transportit e Libanit ka udhëzuar gjithashtu aeroportin ndërkombëtar të Bejrutit që të refuzojë të lejojë avionët iranianë në hapësirën e tij ajrore, pasi Izraeli paralajmëroi kontrollin e trafikut ajror se do të përdorte “forcën” nëse ndonjë aeroplan ulet.
Çfarë orfojnë partitë e reja?
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128