Spanjë, rritet në 223 numri i viktimave nga përmbytjet
Ministri i Transportit i Spanjës, Oscar Puente, njoftoi se numri i konfirmuar i vdekjeve nga përmbytjet e javës së kaluar në Spanjë është rritur në 223. Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se 78 persona të tjerë janë ende të zhdukur, megjithëse 48 prej trupave të gjetur ende nuk janë identifikuar.
Më 29 tetor, reshjet historike, veçanërisht në provincën e Valencias, bënë që lumenjtë të dalin nga shtrati i tyre dhe të shkaktojnë përmbytje. Sasitë e mëdha të ujit u vërsulën drejt Detit Mesdhe, duke shkaktuar që ujërat si cunami të përmbytin me shpejtësi vendbanimet.
Edhe pse disa kryetarë bashkie kishin paralajmëruar për përmbytjet, shumë banorë u kapën në befasi. Qeveria e Valencias lëshoi një alarm nëpër telefonat celularë vetëm pas orës 20:00 sipas kohës lokale, në kohën kur rreshjet më vdekjeprurëse tashmë po tërhiqeshin.
E përditshmja spanjolle El Pais raportoi sot se kreu i rajonit të Valencias, Carlos Mazon, ndodhej në një drekëtë zgjatur me një gazetar deri rreth orës 18:00 në ditën e përmbytjes.
Si pasojë, ai ishte dy orë e gjysmë me vonesë në takimin urgjent ku autoritetet po diskutonin përmbytjet tashmë të rënda në rajon, shkruan El Diario.
Të shtunën janë planifikuar protesta për të shprehur zemërimin për menaxhimin politik të fatkeqësisë më të madhe natyrore në historinë e fundit spanjolle.
Ndërkohë, në zonën e prekur vazhdojnë përpjekjet e mëdha të pastrimit. Në provincën e Valencias janë prekur 75 komuna dhe 450.000 hektarë tokë.
Dhjetë ditë pas katastrofës, pjesa më e madhe e zonës mbetet e mbuluar me baltë dhe mbeturina.
Pavarësisht punës së vullnetarëve të panumërt, dislokimit të rreth 8.500 ushtarëve dhe rreth 10.000 policëve, që sipas shifrave të qeverisë është dislokimi më i madh në Spanjë në kohë paqeje, dhjetëra njerëz ende shpëtohen çdo ditë.
Deri më tani, qeveria e Spanjës ka ofruar 10,6 miliardë euro në kredi dhe ndihmë për të ndihmuar në rindërtimin e zonës së shkatërruar.
Përmbytjet u shkaktuan nga një sistem stuhish që qëndroi mbi Spanjë për më shumë se një javë, duke shkaktuar përmbytje në zona të tjera si Cadiz, Barcelona dhe Girona.
ide
Misioni i Agron Shehajt!
A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128