Spanjë, tre të vdekur e 15 të lënduar, bilanci i viktimave nga valët e rrembyeshme të detit

Tre persona kanë perfunduar të vdekur e 15 të tjerë janë lënduar për shkak të valëve të rrëmbyeshme të detit në Spanjë.
Ishulli i Tenerifes përjetoi të shtunën një nga ditët më tragjike që lidhen me fenomenin bregdetar.
Incidenti i parë ndodhi në plazhin Roque de Las Bodegas, në Taganana, ku gjashtë turistë francezë ranë në ujë pasi u goditën nga valë të mëdha. Burime lokale të policisë konfirmuan se të prekurit u rrëmbyen pasi injoruan një shalë parandaluese të instaluar në zonë.
Një grua pësoi lëndime dhe u transportua me helikopter në Spitalin Universitar Nuestra Señora de la Candelaria. Katër të tjerë gjithashtu kërkuan shtrim në spital dhe një e pestë u trajtua në vendngjarje.
Në plazhin El Cabezo de Granadilla de Abona, në jug të ishullit, trupi i pajetë i një burri u gjet duke lundruar në det. Rojet bregdetare dhe personeli i Shërbimit të Emergjencës së Ishujve Kanarie kryen manovra të ringjalljes kardiopulmonare (CPR), por për fat të keq nuk arritën ta ringjallnin.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
