Starmer shpreh shqetësim për pjesëmarrjen e Putinit në “Këshillin e Paqes” të Trump: Ai po zhvillon luftë kundër një vendi evropian
22 January 2026, 21:24 / BOTA

Kryeministri britanik Keir Starmer shprehu sot shqetësimin e tij lidhur me pjesëmarrjen e mundshme të presidentit rus Vladimir Putin në “Këshillin e Paqes” të krijuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Të mërkurën, Trump deklaroi se Putin kishte pranuar ftesën që i ishte bërë, por më vonë kreu i Kremlinit tha se do ta shqyrtojë përpara se të japë një përgjigje përfundimtare.
“Natyrisht që jam i shqetësuar për praninë e Putinit në një Këshill Paqeje,” tha Starmer në një intervistë për Channel 4 News.
“Ai po zhvillon luftë kundër një vendi evropian. Bombat po bien pa pushim mbi Ukrainën,” u shpreh ai, duke shtuar se “nuk duhet të lejojmë që ngjarjet e javës së kaluar të na shpërqendrojnë.”
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
Nga Ermal Peçi
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nga Rigels Seliman
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Nga Gjergj Erebara
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Nga Përparim Gjeka
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128