Statuja 2000-vjeçare gjendet në koshin e plehrave në Selanik
22 Janar 2025, 19:27 / BOTA

Një statujë prej mermeri e një gruaje, që besohet të jetë më shumë se 2000 vjeç, u gjet sot në një kosh plehrash pranë Selanikut, tha policia e qytetit.
Një qytetar i Selanikut, i cili gjeti statujën 80 centimetra në një kosh plehrash, ia dorëzoi objektin autoriteteve lokale, të cilët kontaktuan arkeologët për të vlerësuar rëndësinë e saj, raporton agjencia e lajmeve AP.
Policia tha se ekspertët vlerësuan se statuti ishte rreth 2000 vjet i vjetër dhe se sendi do t’i dorëzohej Autoritetit lokal të Antikiteteve për ruajtje dhe studim.
Një burrë, i cili dyshohet se ka hedhur statujën në plehra, është arrestuar, por pas marrjes në pyetje është lënë i lirë pa asnjë akuzë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Nga Patrik Sadikaj
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


