Tajfuni i fuqishëm prek Tajvanin, plagosen 27 pesona

31 Tetor 2024, 13:54 / BOTA ALFA PRESS

Tajfuni i fuqishëm prek Tajvanin, plagosen 27 pesona

Të paktën 27 persona u plagosën dhe disa turistë të huaj rezultojnë të zhdukur pasi një tajfun i fuqishëm goditi Tajvanin të enjten.

Erërat e forta dhe shiu i dendur i sjellë nga tajfuni Kong-rey kanë lënduar shumë njerëz në të gjithë ishullin, ndërsa dy turistë nga Republika Çeke janë zhdukur pas përpjekjeve të dështuara për të vendosur komunikim me ta nga Qendra Qendrore e Operacionit të Emergjencave, raportoi Focus Taiwan.

Qendra tha se 27 vizitorëve në fermën Wuling në Taichung u është kërkuar të qëndrojnë aty, pasi zbritja nga mali në stuhi mund të jetë e rrezikshme.

Autoritetet lokale gjithashtu evakuuan banorët në vende të sigurta në Nju Taipei, Tainan dhe Kaohsiung, si dhe në qarqet Hsinchu, Nantou, Pingtung, Yilan, Hualien dhe Taitung.

Deri më tani 8,600 njerëz janë evakuuar në strehimoret e urgjencës.

Kong-rey gjithashtu detyroi autoritetet të anulojnë 527 fluturime të brendshme dhe ndërkombëtare.

Më herët, autoritetet njoftuan mbylljen e vendeve të punës dhe shkollave në të gjithë ishullin për shkak të stuhisë që po afrohej.

Autoritetet gjithashtu u kërkuan njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe urdhëruan bankat dhe tregjet financiare të mbeten të mbyllura për shkak të shiut të dendur dhe stuhive.

Sidoqoftë, shërbimet thelbësore, përfshirë policinë, shërbimet e zjarrfikësve, shërbimet komunale dhe shërbimet e urgjencës në spitale, mbetën të hapura për publikun.

Të martën, Administrata e Rojës Bregdetare të Tajvanit tha se shpëtuan 17 anëtarë të ekuipazhit nga një anije mallrash e regjistruar në Kinë.

Më vete, në Filipine, agjencia e motit uli alarmin për stuhinë në Batanes, provincën më veriore të vendit, në numrin 4 pasi pritej të dobësohej në 12 orët e ardhshme.

Po ndodh...

ide