Takimi i tensionuar Zelensky-Trump/ Lukashenko del në mbështetje të presidentit të SHBA-ve: Jam gati të qëndroj në krah të tij dhe të bëj gjithçka që duhet për t’i dhënë fund luftës!

5 Mars 2025, 17:02 / BOTA ALFA PRESS

Takimi i tensionuar Zelensky-Trump/ Lukashenko del në mbështetje

Udhëheqësi i Bjellorusisë dhe aleati i Rusisë, Alexander Lukashenko, tha në një intervistë të botuar sot se Moska dhe Minsk po përfitojnë nga mënyra se si SHBA po e trajton presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky si edhe nga përçarja e marrëdhënieve Uashington-BE.

Në një intervistë Lukashenko vlerësoi Presidentin e SHBA Donald Trump dhe qasjen e tij ndaj luftës në Ukrainë.

Udhëheqësi bjellorus tha se qëllimi i vetëm i Trump është t’i japë fund luftërave, të cilat ai e përshkroi si politikë të jashtme “shumë të zgjuar”.

“Unë jam gati të qëndroj në krah të tij dhe të bëj gjithçka që duhet për t’i dhënë fund luftës dhe për të përmirësuar jetën e njerëzve,” komentoi ai.

BE dhe SHBA kanë vendosur një sërë sanksionesh ndaj Minskut në përgjigje të goditjeve dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe përfshirjes së vendit në pushtimin rus të Ukrainës.

Përçarja e fundit në marrëdhëniet SHBA-BE është në interesin e Minskut, sipas Lukashenkos.

“Le të jemi të sinqertë, është e dobishme për mua, është e dobishme për ne që SHBA nuk pajtohet me BE-në”, tha ai pa dhënë detaje.

 

Po ndodh...