Talibanët ndalojnë gratë të punojnë në TV nëse nuk mbulojnë fytyrën

29 Shkurt 2024, 19:13 / BOTA ALFA PRESS

Talibanët ndalojnë gratë të punojnë në TV
Qeveria talibane i ka kërkuar stacioneve televizive në Kabul të shmangë intervistat me gra afgane që nuk mbajnë shaminë tradicionale muslimane të fytyrës, hixhab.

Zyrtarët shtonin se do të ndalojnë punonjëset e mediave nëse nuk i përmbaheshin kodit të “veshjes modeste”, njoftonte një grup mediatik i pavarur që operon në Afganistan.

Abdul Ghaffar Farooq, zëdhënësi i ministrisë talibane për Promovimin e Vitytit dhe parandalimin e Vesit, sugjeronte se përfaqësueset në media duhet t’i përmbaheshin “kodit të veshjes modeste, duke shfaqur vetëm imazhe të grave të mbuluara me hixhab, e duke lënë të dukshëm vetëm sytë”, njoftonin në një deklaratë një shoqatë gazetarësh në Afganistan.

Organizata e pavarur tha se është e shqetësuar për lirinë e shtypit në vendin e qeverisur nga talibanët dhe ngriti shqetësim për përjashtimin e mundshëm të grave nga puna në media.

Gazetarët në Afganistan dhe monitoruesit e gazetarisë, janë përballur me kufizime të ashpra të punës në Afganistan.

Disa nga direktivat e qeverisë përfshijnë ndalimin e grave në radio e televizion, si dhe ndalim të aktoreve femra në serialet vendase.

Shumica e grave në Afganistan mbajnë shaminë e kokës në publik dhe urdhëresat për mbajtjen e ‘hixhabit islamik’ janë kontestuar prej paqartësisë dhe pamundësisë së interpretimit të saktë./Independent

 

Po ndodh...

ide