Të shtëna, panik dhe kaos! Pamje tronditëse nga sulmi në shkollën austriake

10 Qershor 2025, 17:33 / BOTA ALFA PRESS

Të shtëna, panik dhe kaos! Pamje tronditëse nga sulmi në

10 persona janë qëlluar për vdekje në një shkollë të mesme në qytetin austriak të Gracit të Austrrisë, mëngjesin e kësaj të marte.

Midis viktimave ka tetë nxënës dhe të paktën një i rritur. Autori i dyshuar i sulmit është gjithashtu midis tyre.

Disa të tjerë u plagosën rëndë në sulmin e së martës në mëngjes në shkollën e mesme BORG Dreierschützengasse, të cilin kancelari i Austrisë e ka dënuar si një “tragjedi kombëtare”.

Autori i krimit, i cili veproi i vetëm, është përshkruar nga mediat lokale si një ish-nxënës 22-vjeçar, i cili kishte qenë viktimë e ngacmimit në shkollë.

Rreth orës 10:00 të mëngjesit sipas kohës lokale (9:00 BST), të shtëna të forta me armë zjarri, të ndjekura nga britma, u dëgjuan në pamjet e filmuara brenda klasave të shkollës.

Dhjetëra makina policie dhe ambulanca nxituan drejt shkollës, e cila është gjysmë milje larg qendrës historike të Grazit, ndërsa një helikopter policie fluturoi sipër saj.

Rreth mesditës, policia njoftoi se shkolla ishte siguruar, autori i ngjarjes ishte vrarë dhe rreziku kishte mbaruar. Besohet se autori i krimit ka vrarë veten.

Policia ende nuk ka dhënë një numër të saktë të të vdekurve ose viktimave, megjithatë, të plagosurit, që raportohet të jenë mbi një duzinë, u dërguan në disa spitale në zonë dhe u shpall një ngjarje me viktima masive.

Christian Stocker, kancelari austriak, tha: “Shkatërrimi në një shkollë në Graz është një tragjedi kombëtare që ka tronditur thellësisht të gjithë vendin tonë. Nuk ka fjalë për dhimbjen dhe pikëllimin që të gjithë ne – e gjithë Austria – po ndiejmë tani.”

Po ndodh...

ide