
Terror në Turqi/ I riu godet me thikë 5 persona në një xhami, e filmon sulmin live

Një i ri me me fytyrë të mbuluar dhe i veshur me jelek antiplumb goditi me thikë të paktën pesë persona dje, njëri prej të cilëve u plagos dhe është shtruar në spital në gjendje të rëndë, përpara se të neutralizohej.
Ngjarja ndodhi në kopshtin e një xhamie në Eskisehir (Dorylaion) në veriperëndim të Turqisë.
I dyshuari, 18 vjeç, i armatosur me një thikë të madhe, filmoi dhe transmetoi aktin e tij drejtpërdrejt përmes X përpara se të arrestohej nga policia dhe të merrej në paraburgim.
Disa media turke folën për shtatë të plagosur dhe një të vdekur.
“Sulmuesi ishte i veshur si një personazh video-loje, kishte një sëpatë të varur në belin e tij, një jelek antiplumb, një helmetë dhe një maskë,”raportoi faqja e lajmeve Eskişehir Durum.
Pamjet e filmuara nga vetë ai e tregojnë të riun duke mbajtur syze mbi një maskë me tipare të ngjashme me kafkën në pjesën e poshtme të fytyrës së tij.
Uebsajtet turke raportuan gjithashtu se ai mbante një “diell të zi” – një simbol nazist i përbërë nga tre svastika – në gjoks.
Sulmuesi nuk mori përgjegjësinë për aktin, tha gazeta Cumhuriyet, duke shtuar se ai mund të ketë qenë “nën ndikimin psikologjik të lojërave video luftarake”.
-
Hamasi vret një peng izraelit dhe plagos dy të tjerë
13 Gusht, 08:15

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128