Tjetër tragjedi ajrore në SHBA! Avioni rrëzohet menjëherë pas ngritjes nga aeroporti, raportohet për 3 viktima

11 Prill 2025, 19:11 / BOTA ALFA PRESS

Tjetër tragjedi ajrore në SHBA! Avioni rrëzohet

Një avion i vogël “Cessna 310R” u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti Boca Raton në Florida , sipas autoriteteve lokale.

Në bordin e avionit ndodheshin tre persona të cilët kanë humbur jetën.

Raportet tregojnë se piloti kishte raportuar probleme me timonin dhe po rrotullohej për disa minuta para rrëzimit.

Shefi i Zjarrfikësve Michael LaSalle tha se avioni pësoi një problem mekanik.

Administrata Federale e Aviacionit tha se avioni u rrëzua në orën 10:20 të mëngjesit me orën lokale, ndërsa destinacioni i tij avionit mësohet se ishte Aeroporti Ndërkombëtar Tallahassee.

Kujtojmë se një ditë më parë SHBA u trondit nga një tjetër tragjedi ajrore.

Një familje prej pesë turistësh spanjollë, përfshirë tre fëmijë, humbën jetën pasi helikopteri që po i transportonte ata u rrëzua në Hudson në Nju Jork.

Bashkë me 5 anëtarët e familjes humbu jetën edhe piloti i helikopterit.

 

Po ndodh...